Në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura zhvillohen sot homazhe në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Regjisori dhe aktori Timo Flloku për mediat vlerësoi se studenti i tij Artur Zheji, ishte një anti-komunist organik dhe artist i madh në shpirt.
Homazhet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku miq, kolegë dhe qytetarë nderojnë kujtimin e tij. Pas homazheve, do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes në varrezat e Tufinës.









