Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e quajti kryeministrin australian Anthony Albanese një “politikan të dobët”.
Araghchi tha se Albanese është “vërtet i dobët”, por shtoi se “nuk mbështes kriminelë lufte si Netanyahu”.
Ai kritikoi vendimin e Australisë për dëbimin e ambasadorit iranian pas dyshimeve për përfshirje të Iranit në sulme antisemite në territorin australian, duke theksuar se Irani i mbron komunitetet hebraike brenda vendit.
Sipas Araghchit, ky veprim i Australisë është çmimi që Irani po paguan për mbështetjen ndaj Palestinës.