-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdestaria e fëmijëve të Marjola Nakolecit pritet t’i kalojë tezes

Kryesoret

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, pritet të zhvendosen në ishullin Skiathos, ku do të jetojnë me tezen e tyre.

Vendimi për kalimin e kujdestarisë ligjore është në pritje të miratimit nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Volos, ndërsa raporti i Shërbimit Social është përfunduar dhe mbështet këtë zgjidhje.

Avokatja e familjes tha se mbeten vetëm disa detaje procedurale për t’u mbyllur.

Tezja e fëmijëve jeton dhe punon në Skiathos dhe ka ofruar kujdesin e saj, ndërsa fëmijët vetë kanë shprehur dëshirën për të jetuar me të.

Aktualisht ata ndodhen në gjendje shoku, pas tragjedisë që tronditi opinionin publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit