Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në terapi intensive për shkak të një pneumonie serioze.
Sipas mediave italiane, 80-vjeçari u intubua për shkak të vështirësive në frymëmarrje.
Moratti është i njohur për suksesin historik që arriti me Interin në vitin 2010, kur ekipi fitoi në të njëjtin sezon Champions League, Serie A dhe Kupën e Italisë, një arritje e pazakonshme për futbollin italian.
Gjendja e tij mbetet serioze dhe mjekët po monitorojnë nga afër situatën.
/5pyetjet.al