Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dëshiran, në Belsh, ku një bombol gazi ka shkaktuar një shpërthim dhe ka vënë zjarrin në banesën e H. C., një 85-vjeçar.
Dyshohet se zjarrin e shkaktoi një rrjedhje gazi nga bombola e gatimit.
Si pasojë e shpërthimit, kryefamiljari i moshuar ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, ndonëse i lënduar, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









