-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi gjyqtarin, kandidati për drejtor policie sillet me hekura nga Italia

Kryesoret

Sot u ekstradua nga Italia Hajrullah Xhivini, i shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka kërcënuar një gjyqtar në Lushnje. Ai gjithashtu postonte video në TikTok, përmes të cilave kërcënonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Xhivini ka qenë edhe një nga kandidatët për garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Një vit më parë ka urinuar në ambientet e institucionit të Gjykatës së Lartë dhe policia referoi materialet për veprime të turpshme.

“Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë”, njofton policia.

Ekstradohen dy të kërkuar nga Italia dhe Gjermania për krime të ndryshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit