-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sulmon gjyqtarin: Vendimi i paligjshëm rrezikon jetën e qytetarëve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e gjykatës për një ndërtesë pa leje në Tiranë, e cila ka zaptuar një hapësirë publike mes dy pallateve. Rama ka theksuar se ndërtesa pa leje mund të rrezikojë sigurinë e qytetarëve dhe të pengojë punën e shërbimeve të emergjencës, si zjarrfikësve, në rast rreziku.

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta, pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje, e cila përbën rrezik për banorët dhe shërbimet e urgjencës.” Ai e quajti këtë vendim të paligjshëm dhe në dëm të komunitetit.

Kryeministri theksoi se Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë rastin organeve të kontrollit të gjyqësorit dhe kërkoi që qytetarët e prekur të bashkohen me ankimimet, për të mbrojtur interesin publik. Ai theksoi gjithashtu se veprimet e tij nuk përbëjnë presion mbi gjyqësorin, por janë në mbrojtje të interesit të komunitetit dhe rendit ligjor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit