Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake u rrëzua të enjten gjatë provave përpara shfaqjes ajrore të Radomit që do të mbahet këtë fundjavë (30 dhe 31 gusht).
Polish Air Force F-16 reportedly crashed this evening during training for the Radom Air Show. pic.twitter.com/d2KivgSTjN
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) August 28, 2025
Në një video në mediat sociale, avioni shihet duke rënë në tokë, brenda një baze ajrore, dhe menjëherë një flakë zjarri ngrihet lart.
Piloti, siç shihet në pamjet filmike, humbi jetën pasi nuk pati kohë të hidhej nga avioni.
Avioni, pas manovrimit, ra drejt tokës pa qenë e qartë nëse piloti bëri diçka për të parandaluar rrëzimin.
Aktualisht nuk ka informacione mbi shkaqet e aksidentit.









