-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Conference League/ Drita dhe Shkëndija përplasen në Prishtinë

Kryesoret

Për herë të parë, dy skuadra shqiptare do të përballen mes tyre në fazën e ligës së UEFA Conference League. Shorti i hedhur për këtë fazë ka rezervuar një përballje të veçantë mes Dritës dhe Shkëndijës, që do të luhet në Prishtinë, duke sjellë një derbi shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Të gjitha 36 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në gjashtë vazo, sipas koeficientëve të UEFA-s, me nga gjashtë ekipe secila.

Format i ri i fazës së ligës funksionon si një minikampionat, ku çdo ekip do të luajë gjashtë ndeshje  tre në shtëpi dhe tre në transfertë  kundër kundërshtarëve të ndryshëm.

Dueli mes Dritës dhe Shkëndijës nuk është vetëm një përballje mes dy ekipeve shqiptare, por edhe një moment historik, pasi është hera e parë që ato arrijnë këtë fazë të kompeticionit.

Ndërkohë, UEFA ka konfirmuar se finalja e këtij edicioni të Conference League do të zhvillohet të mërkurën, më 27 maj 2026, në stadiumin ‘RB Arena’ të Leipzigut, në Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit