Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Goro u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie.
Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Ai u dënua me 3 vite e 1 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbriti në 2 vite e 20 ditë burg. Pas shlyerjes së dënimit u lirua nga qelia.








