Tefik Osmani është emëruar drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ish-mbrojtësi i njohur, me një karrierë të pasur në disa klube shqiptare dhe jashtë vendit, do të angazhohet në identifikimin e talenteve brenda dhe jashtë Shqipërisë për ekipet kombëtare.
Osmani zëvendëson Ardi Beharin, i cili do të vazhdojë punën në Departamentin e Edukimit të FSHF-së. Drejtoria Teknike ka falënderuar Beharin për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e skautizmit.








