-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teherani kundër Perëndimit: Nuk do të pranojmë sanksione të reja

Kryesoret

Teherani ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për të rikthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, duke e quajtur këtë veprim të paligjshëm dhe të nxitur nga motive politike.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi kërkoi refuzimin e asaj që e cilësoi si “manipulim politik”.

Sipas tij, Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 (JCPOA) dhe shkurtimet e angazhimeve të tij erdhën si pasojë e tërheqjes së SHBA-së në vitin 2018.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të zgjatur afatin e sanksioneve përtej tetorit 2025 do të hasë një përgjigje të vendosur nga Irani.

Megjithatë, Araqchi konfirmoi se vendi mbetet i hapur ndaj diplomacisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit