Shqipëria është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq që ka shkaktuar probleme jo vetëm me qarkullimin rrugor por edhe ajror.

Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit njoftohet se disa fluturime mbërritjeje janë vonuar nga Milano, Viena, Parisi, Varshava, Kopenhagen, Frankfurt, Zyrih etj.
Ndërkohë janë anuluar dy fluturime nga Tirana për Itali dhe Gjermani. Tirana International Airport (TIA) për shkak të motit të keq ka pezulluar operacionet në pistë për 30 minuta.








