-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO vendos “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së Gerald Fuçia

Kryesoret

Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, Gerald Fuçia, i arrestuar nga SPAK në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Fuçia dyshohet se ka marrë ryshfet nga një biznes për vendosjen e tendave në Tiranë.

Hetimi ka nisur pas denoncimit nga një qytetar, pronar lokali, që ka deklaruar se dy inspektorët i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet.

Në seancën e zhvilluar pas arrestimit, Fuçia mohoi akuzat dhe kërkoi hetim të thelluar për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Avokatja e tij kërkoi një masë më të butë sigurie, duke akuzuar kolegun e tij, Klajdi Zhilla, i cili u shpall në kërkim dhe më pas u dorëzua. Ai dyshohet për korrupsion pasiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit