Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e regjisorit dhe ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Në një mesazh të publikuar nga Presidenca, Begaj e cilëson Anagnostin si një nga personalitetet më të mëdha të kulturës kombëtare, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e filmit shqiptar.
“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh,” thuhet në mesazhin e presidentit.