-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Julja Bardhushi: 9 ditë me Zotin, 9 ditë me engjëjt! Zheji, qesh, përqesh, loto/ Fjalët që s’i the…

Kryesoret

Zheji, sa i bukur vallëzimi yt me engjëjt.

Kërcimi në qiell s’mund të ishte ndryshe…

Muzika ndaloi.

U ule qetësisht pranë Zotit, shikimin hodhe në tokë.

Pastaj… përshpërimat me kërshëri dëgjon.

Nis të qeshësh, përqeshësh, ironizosh, lotosh!

Dëgjon se po të mburrin, jo se s’po thonë të vërtetën, se merton edhe shumë më shumë, por nëse do të pyesnin, do përgjigjeshe me mirësjellje: “Në më doni, heshtni!”

Ti modesti në madhështi!

Hipokritë e gënjeshtarë po i sheh të bërë bashkë.

Fjalë, fjalë, fjalë të mira për ty thanë..

Kur s’të gëzuan për së gjalli, tani vallë ç’patën ata?

S’u habite as këtë herë, i përqeshe si përherë.

8 sy që lotojnë, të prishën rehatinë dhe të shembën burrërinë!

Me zërin, që të dridhet dhe lotët rëke, Zoti i the që, s’do doje kurrësesi shkaktar dhimbjesh e lotësh për Besjanën, Patrikun, Gerin, Klodin të ishe ti!

Po tani…?

Në tokë, forca e tyre ishe ti!

Një mesazh nuk e vonove nga qielli ju kërkove: “Jo më lot hidhërimi, por vetëm gëzimi! Dashurinë e babit kujtoni dhe atëherë do kuptoni se në këtë botë jemi kalimtarë, në tjetrën do jemi të pandarë!”

Pasi i bekove drejt engjëjve nxitove, vallëzimin vazhdove…

Në respekt të pasardhësve të Artur Zhejit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit