Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, pas përfundimit të mandatit të saj.
Vendimi u mor me 6 vota pro dhe 4 kundër, duke reflektuar ndasi mes anëtarëve të KLP-së.
Sipas shumicës, mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht 2025, ndërsa një pjesë tjetër e Këshillit ka argumentuar se mandati i saj nuk ka përfunduar ende.
Ndërkohë, procesi për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH-së është në vijim. Nga 13 kandidatë që aplikuan fillimisht, shtatë kanë kaluar në fazën tjetër të konkurrimit:
Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. SPAK ka skualifikuar gjashtë kandidatë të tjerë, ndërsa fazat e mbetura të procesit pritet të zhvillohen në javët në vijim.








