Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale:
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë, ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush”, shkruan ajo.
Anagnosti la pas një trashëgimi të çmuar në kinematografinë shqiptare.