-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë fiks

Kryesoret

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetirt) vitin e ardhshëm.

Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE.

Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027.

Nga 0.7 lekë për minutë që është aktualisht kjo tarifë, AKEP propozon që nga 1 marsi 2026 kjo tarifë të ulet në 0.3 lekë për minutë. Ulja parashikohet të vazhdojë me në etapë të dytë, në 0.15 lekë prej 1 shtatorit 2026 dhe të finalizohet në nivelin 0.07 lekë për minutë, në 1 mars 2027.

Në kushtet në të cilën ndodhet tregu i telefonisë fikse në vendin tonë, në mungesë të ndërtimit të modelit BU LRIC të pastër, AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifës mesatare në vendet e BE/rajonit (benchmark), me argumentin se gjendja e tregut të telefonisë fikse nuk e justifikon ngritjen e një modeloi të pastër të kostove.

AKEP konstaton një rënie e ndjeshme e trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në vite dhe të ardhurave respektive të sipërmarrësve të telefonisë fikse, si edhe një kërkesë gjithnjë e në rënie e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse, si rrjedhojë edhe e rritjes së përdorimit në masë të shërbimeve të telefonisë celulare.

Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri rezultonin 165 380 pajtimtarë të telefonisë fikse. Numri i tyre ka rënë për të gjashtin vit radhazi, me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e një dekade, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka rënë me 35%.

Sipas AKEP, tregu në vendin tonë karakterizohet nga një normë mjaft e ulët e penetrimit  krahasuar me vendet e tjera në BE dhe rajonit. Për vitin 2024, ky tregues u rrit lehtë në 6.9%, por vetëm si pasojë e uljes së bazës së popullsisë nga të dhënat e Censit 2023.

Kjo normë mbetet shumë më e ulët krahasuar me mesataren botërore, që është rreth 11% si dhe me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ende ruan një normë përdorimi rreth 33%. Të dhënat konfirmojnë se rënia e pajtimtarëve nuk është një fenomen i përkohshëm, por një orientim afatgjatë i tregut drejt alternativave më fleksibël dhe bashkëkohore të komunikimit elektronik.

Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të aktivë të rrjeteve të telefonisë fikse është aktualisht 29./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit