-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoritetet spanjolle po verifikojnë nëse trupi i gjetur në Marbella i përket Miklovan Dakajt

Kryesoret

Autoritetet në Spanjë kanë marrë mostrat e ADN-së së vëllait dhe vajzës së Miklovan Dakajt për të përcaktuar nëse trupi i pajetë i gjetur në brigjet e Marbellës i përket atij.

Deri tani, familjarët nuk kanë marrë njoftim zyrtar, pasi ende pritet përfundimi i ekspertizës gjenetike.

Hetimet nisën pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e Dakajt.

Në pamjet e kamerave të sigurisë u zbulua se personi i fundit që e takoi ishte Juxhin Drazhi, i arrestuar më pas në Spanjë për lidhje me trafikun e drogës, pjesë e një grupi të njohur kriminal.

Drazhi do të pyetet për zhdukjen e Dakajt, megjithëse deri tani nuk ka prova që e lidhin drejtpërdrejt me ngjarjen.

Policia ka marrë në dorë mesazhe në Telegram, ku një njoftim i paqartë thotë që nuk duhet kërkuar Dakajn, pasi dyshohet se është hedhur në det, por identiteti dhe vendndodhja e dërguesit janë ende të panjohura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit