Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile, gjatë një paneli në Forumin Strategjik të Bledit.
Ai theksoi se protestat e vazhdueshme në Serbi, që zgjasin prej më shumë se dy vitesh, pasqyrojnë një situatë të pazakontë dhe alarmante.
Plenkoviç i referohej tensioneve të fundit politike në Serbi, të nxitura nga protestat pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona nga shembja e një strehe betoni.
Protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe zgjedhje të reja, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë.