-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Sudan/ Rrëshqitja e dheut vret qindra banorë të strehuar nga lufta

Kryesoret

Një rrëshqitje e madhe dheu në Malet Mara në rajonin e Darfurit në Sudan Perëndimor, ka shkaktuar vdekjen e rreth 1,000 personave duke lënë vetëm një të mbijetuar, sipas Lëvizjes Çlirimtare të Sudanit (SLM/A).

Shumë banorë ishin strehuar në këtë zonë për t’u larguar nga luftimet mes ushtrisë së rregullt dhe forcave paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat vazhdojnë prej muajsh.

Përveç humbjeve në jetë situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë, me mungesë ushqimesh dhe ilaçesh ndërsa OKB e cilëson krizën në Sudan si një nga më të mëdhatë në botë.

Lëvizja Çlirimtare ka kërkuar ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në kërkimin dhe nxjerrjen e trupave, teksa konfliktet në rajon vazhdojnë të rëndojnë jetën e civilëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit