Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anušić deklaroi se piloti i dyshuar për spiunazh nuk ka pasur qasje në të dhëna që rrezikojnë sigurinë e Forcave të Armatosura kroate.
Ai pranoi se rasti ka dëmtuar imazhin e ushtrisë dhe garantoi se ndaj pilotit do të ndërmerren masa ligjore, si dhe do të forcohet kontrolli i brendshëm.
Piloti kroat dhe partnerja e tij serbe dyshohen për shpërndarje të informacionit të ndjeshëm lidhur me KFOR-in në veri të Kosovës, që më pas janë përhapur tek politikanë serbë dhe një gazetar i huaj.
Anušić nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi për blerjen e armëve është i mundur vetëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë, për shkak se të dyja janë anëtare të NATO-s.