Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit tha se faza e dytë e reformës ka për qëllim të garantojë furnizim me ujë po aq të qëndrueshëm sa sot energjia elektrike.
Ai nënvizoi se operatori kombëtar do të bashkojë 15 shoqëritë ekzistuese dhe do të vendosë një vijë të qartë ligjzbatuese: ata që paguajnë ujin do të kenë të drejtën për shërbim të pandërprerë, ndërsa ata që e vjedhin ujin do të penalizohen, përfshirë me heqje lirie.
Rama paralajmëroi krijimin e një “task force” të ujit në nivel kombëtar, e ngjashme me atë të energjisë elektrike, për të mbrojtur shumicën e qytetarëve që paguajnë shërbimin dhe për të përmirësuar efikasitetin e sektorit.









