Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi mbledhjen e radhës. Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosi:
KED njofton ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Kandidati Denar Biba u tërhoq nga gara.
Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED.
Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:
Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Genta Tafa Bungo
Naureda Llagami