-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VNdarja nga jeta e Giorgio Armani, Bashkia e Milanos shpall të hënën ditë zie

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka shpallur të hënën ditë zie për nder të ndarjes nga jeta të të stilistit legjendar Giorgio Armani.

“Giorgio Armani ishte dhe do të mbetet përgjithmonë një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të modës italiane dhe milaneze në mbarë botën,” tha Sala në një deklaratë zyrtare.

Ai e përshkroi Armanin si një njeri “plot talent dhe interesa”, që i dha formë krijimeve të tij përmes një stili të matur dhe tërheqës, në përputhje me personalitetin e tij të balancuar.

Sala theksoi se Milanos do t’i mungojë jo vetëm vizioni krijues i stilistit, por edhe pjesëmarrja e tij aktive dhe mbështetja ndaj jetës kulturore e qytetare të qytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit