Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës ku Gj. K., 80 vjeç nga Kosova humbi jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak menjëherë pas daljes nga deti.
Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet janë kaluar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme.