Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirjan Celibashit ka plotësuar vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiak.
Vakancat u plotësuan në Këshillat Bashkiakë në Tiranë, Dibër, Vorë, Belsh dhe Rrogozhinë me kandidatët nga listat shumemërore nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fatjon Bathorja, nga Partisë Socialiste Aida Murrja, nga “Fryma e Re Demokratike” Lavdurije Shahini, nga Partisë Socialiste Avni Shtylla dhe “Partia Republikane Shqiptare”, Dhurata Meka.
Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Euglen Gjinin dhe për Ilir Mollajn, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.









