Ernest Muçi pritet të largohet nga Beshiktashi dhe të transferohet te Trabzonspori në formë huazimi. Pas raportimeve se donte të qëndronte te klubi aktual, një ofertë konkrete nga një tjetër klub i madh turk duket se e ka bindur të ndryshojë mendje.
Sulmuesi shqiptar do të ketë mundësinë të aktivizohet më rregullisht, duke luajtur kryesisht si sulmues i dytë.
Ai pritet të mbërrijë në Trabzon për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.








