-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selanik/ Dy fëmijët e mitur enden në rrugë, arrestohen prindërit shqiptaro-bullgar

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur në Selanik pasi dy fëmijë të mitur vetëm 1 dhe 2 vjeç, u gjetën duke ecur të vetëm në rrugë nga një shofer i rastësishëm.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes (4 shtator) në zonën Charilaou ndërkohë që prindërit e tyre ndodheshin në banesë.

Shoferi njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe identifikuan prindërit e fëmijëve.

Ata rezultuan të ishin një 49-vjeçar me origjinë shqiptare dhe partnerja e tij 22-vjeçare me origjinë bullgare.

Policia i arrestoi ata nën akuzën e ekspozimit të të miturve në rrezik.

Sipas burimeve nga mediat greke çifti ka deklaruar në dëshminë e dhënë në gjykatë se fëmijët ishin lënë përkohësisht nën mbikëqyrjen e vajzës së tyre 12-vjeçare.

Ata thanë se vajza e mitur pa e kuptuar rrezikun kishte hapur derën e shtëpisë, duke lejuar vëllain dhe motrën e vogël të dilnin jashtë ndërsa vetë po flinin.

Gjykata e Selanikut vendosi masën e paraburgimit për të dy prindërit, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit