-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Jo e lehtë, por do të jemi gati ndaj Letonisë

Kryesoret

Ndeshja ndaj Gjibraltarit tashmë është lënë pas, por pavarësisht fitores, ajo la disa sinjale për t’u reflektuar sidomos për një pjesë të parë të vakët dhe mungesën e qartësisë në fazën sulmuese.

Gjithsesi, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e disa lojtarëve të rinj që debutuan me fanellën kuqezi.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë për t’u përgatitur. Kemi aktivizuar disa lojtarë të rinj dhe provuam disa lëvizje taktike. Jam i kënaqur për angazhimin, edhe pse nuk ishte gjithçka perfekte,” tha ai pas përfundimit të miqësores.

Duke parë para ndeshjes me Letoninë, Sylvinho është i bindur se Kombëtarja do të tregojë një tjetër fytyrë, e ndihmuar edhe nga prania e tifozëve.

“Kemi edhe pak ditë për t’u stërvitur dhe për të përgatitur ndeshjen me Letoninë. Grupi është i hapur dhe çdo pikë ka rëndësi. Duhet të japim gjithçka në fushë,” u shpreh trajneri.

Kujtojmë se Shqipëria shënoi vetëm një gol në këtë takim, me penallti të realizuar nga Jasir Asani, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes realizoi vetëm dy goditje në kuadrat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit