-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ne dhe fëmijët tanë nuk dimë çfarë konsumojmë

Kryesoret

Pas ndalimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve, ka ardhur një reagim i fortë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Ajo ngre shqetësimin se ky nuk është një rast i izoluar, duke përmendur edhe ndalime të mëparshme të mandarinave, domateve dhe specave në vendet e BE-së, si dëshmi e dështimit të sistemit të kontrollit ushqimor në vend.

“Siguria ushqimore është në pikën më të ulët.

Mbas mandarinave të bllokuara në dhjetor të vitit të shkuar, mbas domateve e specave, erdhi radha e pjeshkave të bllokohen në kufi me Kroacinë si rezultat i sistemit të koordinimit Europian për sigurinë ushqimore.

Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron cilësinë e produkteve që dalin në treg.

Ndërkohë që shteti merret me rigonin që mblidhet në male dhe sheh nëse shitet me fatura apo pa fatura, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në tregje. Ky është sistemi që është ngritur.

Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale: për siguri ushqimore, për ujë 24 orë, për rrugë të sigurta, për shkolla të sigurta. Vetëm pas këtyre, mund të flasim për ëndrra të tjera që shpesh mbeten në letër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit