-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E vranë pa pasur armiq”, motra e Kolës dyshon për rolin e policisë

Kryesoret

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola që u vra në Shkodër, ka dhënë një intervistë prekëse, duke përshkruar një situatë marijoshjeje nga humbja e papritur.

Ajo ka theksuar se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal, ishte një person i qetë dhe nuk kishte konflikte me askënd.

“Më morën në telefon, më thanë ‘vëllain tënd e kanë vrarë’… Vëllai s’ka qenë me precedent penal… Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kënd.”

Mariza gjithashtu bëri të ditur se atij nuk iu lejua të shihte trupin e të birit dhe se ambulanca vonoi rreth një orë për të arritur në vendngjarje. Ajo ngriti dyshime serioze, duke deklaruar:

“Dua vetëm drejtësi.”

Policia ka gjetur motorin e djegur të dyshuarve, ai do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Dy autorët kanë qëlluar me armë me silenciator dhe shënjestra tregohet qartë profesioniste, me 8 plumba në trupin e viktimës një akt me gjurmë të studiuara.

Motivet e krimit mbeten të panjohura, ndërsa ngjarje një viti e gjysmë më parë, një konflikt i mbyllur për motive të dobëta, nuk është një pistë aktive hetimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit