-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lala: Vizita e Dumanit në DASH shqetëson Ramën, ministri nën hetim

Kryesoret

Klodiana Lala ka folur sot për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumanit, në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke zbuluar tensionet që kjo vizitë ka krijuar në radhët e mazhorancës dhe veçanërisht tek kryeministri Edi Rama. Ajo thekson rëndësinë e situatës lidhur me hetimet ndaj disa figurave politike dhe ndikimin që kjo mund të ketë në kabinetin qeveritar.

“SPAK e ka deklaruar që një ministër është nën hetim por nuk është bërë e ditur emri i tij. Vizita e Dumanit në DASH e ka ‘trazuar’ Ramën pasi do të përpiqet të shmangë nga kabineti persona nën hetim, ndaj i duhet sa më shumë informacion. Marrja e ministri nën hetim do ta godiste Ramën,” tha Lala.

Gazetarja shtoi gjithashtu se SHBA kanë qenë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, por vuri në dukje se mënyra e zbatimit ka pasur mangësi: “SHBA ishin mbështetësit e fortë të reformës, Shqipëria kishte nevojë për një reformë dhe shkundje të sistemit, por mënyra si u bë ishte e gabuar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit