-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron, i ftuari i parë i huaj pas 20 vitesh në Ditën e Bashkimit Gjerman

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë pjesë më 3 tetor në festimet e 35-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, që do të mbahen në landin e Saarlandit.

Ai do të jetë udhëheqësi i parë i huaj që mban një fjalim në këtë ditë për më shumë se dy dekada.

Kryeministrja e Saarlandit, Anke Rehlinger, e cilësoi ngjarjen si një nga më “europianet” që është organizuar ndonjëherë për këtë festë kombëtare.

Në sallën e Kongreseve të Saarbrucken pritet të marrin pjesë rreth 900 të ftuar nga fusha të ndryshme, përfshirë kancelarin Friedrich Merz.

Ribashkimi i Gjermanisë ndodhi më 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit, duke i dhënë fund ndarjes së vendit gjatë Luftës së Ftohtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit