-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milano i jep lamtumirën Giorgio Armanit/ Homazhe për ikonën e modës

Kryesoret

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë dhe personalitete nga bota e modës janë mbledhur në Teatrin Armani në Milano për t’i bërë nderimet e fundit stilistit legjendar Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia mortore do të zgjasë dy ditë, me dy hyrje të veçanta për publikun dhe punonjësit e markës Armani.

Në homazhe morën pjesë figura të njohura si stilistja Donatella Versace dhe regjisori Giuseppe Tornatore.

Punonjësit e markës shprehën mirënjohje dhe dhimbje për humbjen e një njeriu që, përveçse ishte një vizionar i modës, ishte i afërt dhe njerëzor me ta.

Giorgio Armani do të mbahet mend si njeriu që bëri të pavdekshme elegancën italiane dhe ndikoi thellësisht industrinë globale të stilit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit