Një pushues në Australi ka humbur jetën në një plazh të Sidney, pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh.
Sipas dëshmitarëve, burri 57-vjeçar u nxorr në breg nga dy sërfistë, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një zyrtar i policisë tha se viktima ishte një sërfist me përvojë që kishte dalë në det së bashku me miqtë e tij. Ai ishte vetëm në det prej rreth 30 minutash kur u sulmua nga peshkaqeni.









