-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky refuzon ftesën e Putinit: Nuk shkoj në kryeqytetin e një terroristi

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ftesën e Vladimir Putinit për të udhëtuar në Moskë për bisedime paqeje. Në një intervistë për ABC News, Zelensky tha se nuk mund të vizitojë një vend që po sulmon çdo ditë Ukrainën me raketa dhe bombardime.

“Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e një terroristi. Ai e di shumë mirë që mund të vijë në Kiev,” deklaroi Zelensky, duke nënvizuar se nuk sheh sinqeritet nga ana e presidentit rus.

Putin më herët ishte shprehur se është i hapur për bisedime dhe kishte ftuar Zelenskyn në Moskë, por pa pranuar ndonjë faj për vazhdimin e luftës.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po punon për një takim mes dy liderëve, duke e konsideruar një marrëveshje paqeje si prioritet të tij. Ai ka premtuar një takim trepalësh SHBA–Rusi–Ukrainë, ndërsa një takim dypalësh Putin–Zelensky mbetet ende i paqartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit