Rrugët në qarkun e Lezhës janë mbushur me automjete në këtë fundjavë të parë të shtatorit, për shkak të largimit masiv të pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, Tales dhe Velipojës.
Situata më problematike paraqitet në rrugën Shëngjin-superstradë dhe aksin Lezhë-Milot, ku janë krijuar radhë kilometrike.
Policia rrugore është e pranishme në pika kyçe për të lehtësuar trafikun.
Mot i mirë dhe temperatura të larta kanë sjellë fluks të shtuar pushuesish, duke shkaktuar këtë ngarkesë në rrugë.