Kombëtarja italiane e volejbollit për femra ka fituar titullin kampion bote pas një pritjeje prej 23 vitesh, duke mposhtur Turqinë me rezultat 3-2 në një finale emocionuese.
Alessia Orro u shpall lojtarja më e mirë e turneut, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e ekipit.
“Ishim të lodhura, pak të shkëputura nga njëra-tjetra. Po e mbyllim këtë verë me rezultate të larta,” deklaroi Orro pas ndeshjes.
Presidenti italian, Sergio Mattarella, përgëzoi vajzat për suksesin dhe i ftoi në Pallatin Quirinale. Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni shkroi: “Ekipi italian i volejbollit për femra po shkruan historinë.”