-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj uron nisjen e vitit të ri shkollor: Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, çeli vitin e ri shkollor nga shkolla e tij e fëmijërisë në fshatin Gosë.

Gjatë vizitës, ai uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit të suksesshëm dhe theksoi rolin vendimtar që ka arsimi në zhvillimin e individit dhe shoqërisë.

“Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur, dhe qytetarët e ditur ndërtojnë një Shqipëri më të fortë,” u shpreh kreu i shtetit. Ai u ndal veçanërisht te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe vlerave njerëzore, duke theksuar se teknologjia duhet të përdoret me kujdes dhe pa humbur kontaktin njerëzor.

Presidenti ndau edhe një mesazh të ngrohtë me nxënësit e klasës së parë, duke i inkurajuar të punojnë me pasion, të jenë kureshtarë dhe të ndërtojnë miqësi të sinqerta në shkollë.

Në përfundim, Begaj vlerësoi rolin e mësuesve si themelet e së ardhmes, ndërsa u bëri thirrje prindërve dhe komunitetit të jenë pjesë aktive e rrugëtimit arsimor të fëmijëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit