Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendimin që bastisjet e imigracionit në Los Angeles, mund të vijojnë.
Ky vendim, bën që të hiqet urdhri i një gjyqtari federal, i cili kishte ndaluar agjentët të bënin ndalime pa një “dyshim të arsyeshëm”, raporton BBC-ja.
Liberalët në Gjykatë, paralajmëruan se kjo hap derën për abuzime dhe diskriminim. Kryebashkiakja e LA, Karen Bass, e quajti vendimin “të rrezikshëm dhe antikushtetues”.