Në atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, Erogen Vaso, 43 vjeç, dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore.
Ai është vëllai i Denis Brajoviç, i arrestuar për vepra kriminale të rënda.
Vaso ndodhet në spital, me gjendje të stabilizuar.
Nga sulmi kanë humbur jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa një vajzë 25-vjeçare është plagosur lehtë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Rakip Gilan, i cili ishte arrestuar më parë për mbajtje të paligjshme të armëve dhe pajisjeve kriminale.