-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasagjeri në fluturimin Tiranë-Londër shfaq probleme shëndetësore, mjeku shqiptar e shpëton

Kryesoret

Gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës, një pasagjer ka shfaqur probleme shëndetësore.

Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke.
Kjo situatë krijoi tension dhe shqetësim për udhëtarët.

Mjeku shqiptar Dr. Kristo Papa ndërhyri menjëherë së bashku me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë.

Mjeku për më shumë se tre orë udhëtim ajror e monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës. Më pas pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit