Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit rus në hapësirën ajrore polake. Zelensky shprehet se ky veprim përbën një shkallë të re përshkallëzimi.
“Sot ndodhi një hap i ri drejt përshkallëzimit – dronët ‘Shahed’, të prodhuar nga Irani dhe të përdorur nga Rusia, u panë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Polonisë, një shtet anëtar i NATO-s. Nuk bëhej fjalë për një rast të izoluar – ishin të paktën tetë dronë të dërguar drejt Polonisë”, deklaroi Zelensky.
Ai bëri thirrje që Rusia të përballet me pasoja të qarta. Gjithashtu gjatë natës Rusia ka lëshuar rreth 455 raketa dhe dronë në drejtim të Ukrainës, duke goditur 15 rajone të ndryshme.