Pas disa muajsh tension, Irani ka rënë dakord me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) për të rifilluar inspektimet në disa nga objektet e tij bërthamore.
“Marrëveshja e arritur me ministrin e Jashtëm iranian, Abas Aragchi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, edhe pse ka ende shumë për të bërë sa i takon vënies së saj në jetë“, u shpreh Rafael Grossi, shef i IAEA.
Ministri i Jashtëm iranian, Abas Aragchi, tha se pakti merr parasysh shqetësimet e sigurisë së Iranit, ndërsa ruan bashkëpunimin teknik me agjencinë.
Inspektimet u pezulluan pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj centraleve iraniane, ndërsa Teherani vazhdon të mohojë se programi i tij bërthamor ka qëllime ushtarake.