Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik italian. Paul Baccaglini, ish-presidenti i klubit Palermo dhe figurë e njohur mediatike, është gjetur pa jetë në banesën e tij në Itali në moshën 41-vjeçare.
Sipas autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Baccaglini, me origjinë italiane por i lindur në Çikago, u bë i njohur fillimisht si prezantues televiziv në Itali.
Më vonë ai mori drejtimin e klubit Palermo nga Maurizio Zamparini, me ambicien për ta kthyer në një ekip elitar të Serie A. Megjithatë, aventura e tij përfundoi me rënien e klubit në Serie B.
Trupi i tij u gjet nga partnerja, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes.