Pas raportimeve për një sulm me dron në hapësirën ajrore të Polonisë, Presidenti Donald Trump komentoi në rrjetin e tij social duke shprehur habinë për veprimet e Rusisë.
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”
Ai theksoi shqetësimin e tij për situatën, ndërsa Shtëpia e Bardhë paralajmëroi një bisedë të mundshme mes Trump dhe presidentit polak për të diskutuar ngjarjet.