Familjarët e Meri Kacerrit, vajzës 21-vjeçare që mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë një ngjarjeje me armë më 8 shtator në një lokal në Shkodër, i bëjnë apel qytetarëve për ndihmë financiare për përballimin e trajtimit mjekësor.
E reja ndodhej në vendin e saj të punës kur ndodhi ngjarja, dhe që prej atij momenti, po përballet me sfida serioze shëndetësore.
Për të mbështetur procesin e rikuperimit të saj, familjarët kanë hapur një faqe në platformën GoFundMe, ku kushdo që dëshiron, mund të kontribuojë.
Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë!
Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.
Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.
Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.
Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë.
Ju falenderojmë nga zemra dhe jua kthefshim në gëzime