-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Manastirliu korba e korrupsionit, Rama e propozon për Tiranën

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë Rama për lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke përmendur emra të ndryshëm të kabinetit.

“Ka vendosur këtu Kumbaro, që e ke të vështirë ta shohësh; kur flet, duket sikur është e dehur, ajo që shkatërroi zonat e mbrojtura. Spitopali në Ministrinë e Jashtme është posti më qesharak i kësaj qeverie. Niko Peleshi ka disa dosje në SPAK, ky është kabineti i funerali i narkodiktaturës. Por ne do të bëjmë gjithçka për ta shkurtuar këtë perandori të korruptuar”.

Berisha, ka akuzuar ashpër ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke e quajtur “korbën e korrupsionit” dhe duke ngritur akuza të rënda për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ai theksoi se Manastirliu ka fshehur të dhëna mbi 22 mijë viktima dhe ka menaxhuar me shpërdorim 500 milionë euro për trajtimin e pandemisë.

“I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit